close
KultureTop Lajme

FILMI “XHOKER” FITON “LUANIN E ARTË” NË VENECIA

Screenshot_6

Filips dhe Feniks – Jemi të emocionuar nga suksesi


Filmi “Xhoker”, me aktorin Xhoakim Feniks, në regji të Tod Filips e fitoi çmimin e madh “Luani i Artë” në festivalin e filmit në Venecia. Çmimi i dytë shkoi në duart e veteranit polak të filmit Roman Polanski.

Rrëfimi në filmin “Xhoker” ka të bëjë me prejardhjen e personazhit të njohur negativ nga seriali “Betmen” – personazhi i pranishëm në kinematë dhe ekranet e vogla për dekada të tëra në mbarë botën. Zhvillimi i ngjarjes në storien më të re amerikane për Xhoker ndodh në fillim të viteve të 80-ta në qytetin Gotham, ku Artur Flek, një palaço i varfër dhe me prapambetje mendore, fillon të merret me krim. Në “Xhoker” interpretojnë edhe aktorët Robert de Niro dhe Zazi Bitc. Kritika që nga fillimi i edicionit të 76-të të festivalit të Venecias anoi për rolin që e luajti Feniks, dhe shumica parashikojnë se ky rol aktorit do t’ia sjellë edhe Oskarin e parë.

Revista “Tajm Aut” rolin e Feniks e quan “magnetik”, ndërsa magazina “XhiKju” për filmin shkruan “shumë nga gjërat që mungojnë janë plotësuar me interpretimin e Feniks. Nëse “Xhoker” vërteton diçka, ky është fakti se Feniks pa rezerva tregoi se është aktori më i mirë i gjeneratës së tij.”

Regjisori Filips, mbrëmë pas marrjes së çmimit, para gazetarëve deklaroi se ai dhe Feniks nuk mund të jenë më krenarë se kaq me filmin.

“Kemi punuar shumë, dhe besoni ose jo, kemi hasur në shumë pengesa dhe rezistencë. Jam i emocionuar nga ajo qe këtu duket sikur të gjithë e kuptojnë çfarë jemi përpjekur të bëjmë.” –tha Tod Filips, regjisor.

Çmimin e dytë, “Luani i Argjendtë”, e mori filmi francez – Italian “Zh akus” ( Akuzoj ) nga Roman Polanski, ndërsa çmimi për regjinë më të mirë shkoi në duart e Roj Anderson për filmin “Për pafundësinë”. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia