close
KultureTop Lajme

FILMI “ZGJOI”: PËR KLAN M FLASIN PROTAGONISTËT

Hive – Still 1

“NJË ARRITJE E MADHE – PËR NJË POPULL TË VOGËL”


 “Zgjoi” është frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, hapi biznesin bujqësor për ta siguruar mbijetesën familjare. Pikërisht kjo histori e “intrigoi” Blerta Bashollin për të realizuar një film I cili do të “rëmbente” tri çmime në festivalin e filmit “Sundance”.

Një histori e një gruaje që në vitin 1999 ishte reale por pas 20 viteve u dokumentua e plotë dhe j’u shpalos botës, është me të vërtetë një mrekulli. Në këtë mënyrë, në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni, e vlerëson arritjen e filmit “Zgjoi” vet protagonistja Fahrije Hoti.

FAHRIJE HOTI – 

“Kam pasur fatin me e pa filmin dhe me të vërtetë më ka kthyer prapa në kohën e luftës dhe me të vërtetë Yllka e ka luajtur një personazh timin ashtu siç unë kam qenë, ashtu edhe në çdo skenë thoja po e vërtetë ka qenë, kështuqë në gjithë atë histori dhe në atë rol që e ka luajtur Yllka Gashi, me të vërtetë kanë qenë ato sfidat, përjetimet, vuajtjet, puna, dhe suksesi I imi”

Pjesë e këtij filmi ishin edhe dy aktorët nga Maqedonia e Veriut, Adem Karaga dhe Shkëlqim Ismaili. Ata për Klan Maqedoni shprehen se këto çmime I’a dëshmojnë botës një arritje kaq të madhe I cili vjen nga një popull I vogël.

ADEM KARAGA – AKTOR 

Për ne sigurisht është një nderë I madh, një privilegj, në rradhë të parë për temë që Blerta Basholli zgjodhi si tekst apo si skenarë, një përallë vërtetë shumë e dhimshme, një ngjarje jo më larg se njëzet e ca vite, tema që ne sot e kësaj dite I kemi plagë të pashëruara.

SHKËLQIM ISMAILI – AKTOR

Jam shumë I lumtur që isha pjesë e këtj filmi, sepse jo gjithkujt I jepet rasti për të luajtur në ndonjë film I cili sidomos kur shpërblehet me çmime të tilla…. Apsolutisht kjo është një shkëndijë e cila tregon se edhe me filma të tjerë do të kemi sukses, duhet buxheti të ritet sidomos në Kosovë se është tmerësisht I vogël në krahasim me atë të Maqedonisë.

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji të Blerta Bashollit fitoi tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival – Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia