close
EmisioneVendi

FILOLOGIA QË FITOI BETEJËN ME KANCERIN E GJIRIT

hday

SEFERI: JU INKURAJOJ, BËNI KONTROLLET, TË PAKTËN NJË HERË NË VIT

 

Në dy dekadat e fundit, numri i përgjithshëm i njerëzve të diagnostikuar me kancer gati u dyfishua, nga rreth 10 milion në vitin 2000, në 19.3 milion në 2020-ën. Ndërkaq sot, një në pesë njerëz në të gjithë botën po preken me kancer gjatë jetës së tyre. Projeksionet sugjerojnë që numri i njerëzve që diagnostikohen me kancer do të rritet akoma më tej në vitet e ardhshme dhe do të jetë gati 50% më i lartë në 2040 sesa në 2020. Në lidhje me këtë temë sjellim një histori reale ku në programin e mëngjesit Happy Day e ftuara Antigona Seferi rrëfen betejën me kancerin e gjirit.

Antigona Seferi është filologe me profesion por në studion tonë erdhi për të diskutuar një temë tjetër. Ajo mori guximin që ekskluzivisht për KlanMaqedoni të rrëfejë sfidën me sëmundjen e shekullit – Kancerin e Gjirit dhe betejën e saj me këtë sëmundje. Për shkak të përvojës së saj të hidhur, ajo i këshillon të gjitha gratë që mos t`i anashkalojnë kontrollet rutinore, të cilat mund t’a parandalojnë të njejtën.

ANTIGONA SEFERI – FILOLOGE

“Duke ndjek tumorin mashkullor beninjë, tek unë besoj se më shpëtoi jetën se në anën tjetër pa fijen e shenjës është paraqit kanceri të cilin nuk e dija dhe ishte një sfidë tepër e vështirë për mua. Sepse unë paralelisht kam kaluar edhe kancerin edhe koronën”

Ajo, gjatë rrëfimit emocional, tha se rrugët e shërimit janë shumë të vështira, por një grua me fuqinë që ka brenda, mund t’ia dalë.

ANTIGONA SEFERI – FILOLOGE

“Ju inkurajoj të gjithë juve që më ndiqni jeni nëna, jeni gjyshe, a jeni vajza të reja ju lutem shkoni të paktën mos më shumë një herë në vit bëjeni një kontroll vetes, nuk ju kushton asgjë, as kohë as para, ku ta mundëson edhe shteti mbulon fondi ehot, nuk është ngarkesë për personin mund ta bëje një kontroll çdo njeri edhe ai që ka para edhe ai që nuk ka”.

Ndryshe, në vitin 2020 një në dhjetë paciente ishin me kancer gjiri ku numri arriti në 2.26 milion raste të reja, përpos femrave 2% në botë prek edhe meshkujt, ku edhe nga ata kërkohen kontrollet rutinore të cilat mund të shpëtojnë jetë.  

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia