close
Vendi

FINANCE THINK: 25 MIJË NJERËZ NË VARËFRI PËR SHKAK TË COVID-19

406A7B4A-23AD-4089-B3BA-A602D7D63AF1

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi ashpër ka goditur qytetarët me të ardhura të ulatë që më së shpeshti punojnë në vende shumë pak të paguara ose janë pjesë e ekonomisë joformale, pranojnë transfere sociale ose të ardhura nga jashtë.

Për shkak të pandemisë, shkalla e varfërisë relative në vend do të rritet për 1.2%, që do të thotë se 25.000 qytetarë tjerë do të zhyten në varfëri gjatë covid-krizës – tregon analiza e FINANCE THINK – Institutit për hulumtime ekonomike dhe politika – Shkup, që bazohet në hulumtimin ”Sa ndikon COVID-19 në varfërinë në RMV?”

Por, sipas Institutit, akoma më shqetësuese janë rezultatet për varfërinë absolute, sipas të cilës, për shkak të krizës, 100.000 të tjerë do të jetojnë me më pak se 5.5 dollarë ose 126 denarë në ditë.

Nga ky institute I kanë bërë thirrje Qeverisë që të bëjë përpjekje shtesë në informimin e popullatës për njërën nga masat – lehtësimin e kritereve për marrjen e ndihmës minimale të garantuar, që sipas ekspertëve të FINANCE THINK ka potenciale që të tërheqë 24.000 njerëz nga varfëria ekstreme që definohet si jetë me më pak se 1.9 dollarë apo 44 denarë në ditë.

Hulumtimin e Finance Think mund ta lexoni këtu. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia