close
Bota

Finlanda dhe Suedia në NATO? Rusia: Do të përgjigjemi nëse vendosen armë bërthamore në kufijtë tanë

1200px-Moscow_Kremlin_from_Kamenny_bridge-1

Rusia ka paralajmëruar se mundësia e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të çonte në “militarizimin” e rajonit dhe se Moska do të përgjigjet nëse aleanca do të vendoste armë bërthamore pranë kufijve të saj.

Zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko tha se Rusia e di se NATO dëshiron të “militarizojë gjithçka që mundet”, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Ndërsa një tjetër gazetë ruse, RIA, e citoi atë të thoshte se zgjerimi i propozuar i NATO-s do të shkaktonte një “reagim politik” nga Rusia.

“Ai reagim do të bazohej jo në emocione, por në një analizë të plotë të situatës”, tha ai.

Suedia dhe Finlanda pritet të marrin pjesë në një takim joformal të NATO-s sot si të ftuar. Vendimi i tyre nëse do të aplikojnë pritet në ditët e ardhshme./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia