close
EkonomiVendi

“FITCH”: DENARI DHE REZERVAT DEVIZORE STABILE

Fitch

NOTA BB+ ME PARASHIKIME NEGATIVE – E PANDRYSHUAR QË NGA MAJI I VITIT 2020

Agjencia për vlerësimin e kredive “Fiç” vlerëson se denari në Maqedoninë e Veriut është stabil, falë kursit fiks kundrejt euros. Nota e “Fiç” BB+ me parashikime negative për vendin mbetet e njëjtë që nga muaji maj i vitit të kaluar, por shtohet se sektori bankar ka mbetur i palëkundur megjithë shokun pandemik.

Baza për stabilitet të denarit është raporti fiks devizor, vlerëson agjencia ndërkombëtare “Fiç” dhe shton se rezervat devizore për momentin kanë vlerë 3,7 miliardë euro dhe pritet të mbeten stabile edhe në dy vitet e ardhshme. Niveli më i ulët në histori i bazës së normës së interesit të Bankës Popullore dhe udhëheqja e politikës së lirshme monetare, sipas “Fiç” pritet të rezultojë me ulje të presionit në tregun vendas, në kushte të pandemisë.

 FITCH

“Ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka histori të inflacionit të ulët dhe stabilitetit financiar, e mbështetur nga politikat kredibile makroekonomike dhe financiare. Ajo korrespodon me ruajtjen e suksesshme të kursit stabil devizor të denarit. Aktualisht, qasja te financimi i jashtëm është e favorshme, ndërsa investimet e huaja janë elastike.”

Megjithatë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, në kontekst të krizës globale energjetike, nuk e ka përjashtuar mundësinë e inflacionit të moderuar, në pajtueshmëti me projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 BPRMV

“Sapo t’i finalizojmë projeksionet makroekonomike, këtë muaj, do të dalim me vlerësim të ri për inflacionin për vitin 2021. Është e sigurtë se ajo shifër do të jetë pak më e lartë se shifra aktuale 2,2%.”

Agjencia “Fiç” shton se sektori bankar në vend e ruajtur bazën e fuqishme krahas shokut të shkaktuar nga pandemia dhe se në mënyrë adekuate është i kapitalizuar dhe profitabil. Sipas të dhënave të “Bursës Maqedonase” në tetor më së shumti është tregtuar e aksione nga dy banka në vend./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia