close
Ekonomi

FIZHT: PËRJASHTOHEN KATËR KOMPANI KONTESTUESE

Despotoski-480×280

Kompanitë në strukturat pronësore kanë bartës të funksioneve


Katër ndërmarrjet që kanë deklaruar se në strukturën themeluese kanë individë që kanë lidhje të afërt me funksionarë shtetëror, u janë marrë deklaratat, dhe janë në evoluim të sërishëm nga komiteti për miratim të investimeve. – ka deklaruar drejtori i Fondit për Zhvillim Teknologjik.

Kur do të kemi qëndrim të komitetit, do ta informojmë opinionit siç kemi bërë deri tash”, kështu ka deklaruar drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotoski në pyetjen se çfarë vendimi është marrë për ndërmarrjet që kanë lidhje me funksionarët shtetëror.

Përndryshe, kohë më parë Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) njoftoi se vetëm 4 nga gjithsej 77 ndërmarrje që aplikuan për grante, duke iu përgjigjur thirrjes së drejtorit Jovan Despotovski, kanë deklaruar se në udhëheqësinë e tyre kanë të afërt me ministri e Kulturës – Asaf Ademi, ministrin pa resor Velek Samak, ish ambasadorin – Jovan Donev dhe këshilltaren e kryeministrit Zoran Zaev – Cvetanka Llaskova.

Ndërkaq ndërmarrjet të cilat në udhëheqësinë e tyre nuk kanë persona që kanë familjarë bartës të funksioneve shtetërore, mund të vazhdojnë me realizimin e investimeve. Përndryshe, grante nga FIZHT-ja fituan edhe ndërmarrje me bashkëthemelues zëvendës-kryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe deputetin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Hari Lokvenec, për të cilën Prokuroria Publike ka hapur lëndë gjyqësore. /Art Channel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia