close
Top LajmeVendi

FJALIMI I PENDAROVSKIT NË KUVEND MË 22 DHJETOR

226814844_367056801451903_6527241494512066741_n

FJALIMI VJETOR NË VALËN E KLIMËS INTENSIVE POLITIKE


 Presidenti Stevo Pendarovski, javën e ardhshme, të Mërkurën më 22 Dhjetor në ora 12.00, do t`u drejtohet deputetëve në Kuvend. Pendarovski, siç njoftohet në ueb-faqen e Kuvendit, fjalimin vjetor do ta mbajë në kuadër të seancës së 56-të.

Presidenti Pendarovski, si zakonisht, do të prononcohet rreth ngjarjeve aktuale në periudhën e kaluar dhe për pritjet për vitin e ardhshëm. Këtë vitë, deputetëve do t`u drejtohet në një klimë intensive politike, në momentin kur është duke u formuar Qeveria e re, derisa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, kurse vendi sërish nuk mori “dritë jeshile” për çeljen e negociatave me BE-në për shkak të vetos bullgare, me premtimin e Qeverisë së re në Sofje se do të përshpejtohet procesi I zgjidhjes së kontestit duke u përmendur edhe afati gjashtë mujor.

Fjalimi vjetor I Presidentit në Kuvend vjen në javën kur është paralajmëruar dorëheqja e Kryeministrit Zaev. Kryeministri në largim dje paralajmëroi se do të dorëhiqet javën e ardhshme duke thënë se pas formalizimit të dorëheqjes në Kuvend, pasardhësi I tij si Kryeministër do të jetë, Dimitar Kovaçevski.

Pendarovski, pas dorëheqjes së Zaevit duhet t`ia ndajë mandatin mandatarit të ri. Konform Kushtetutës, Presidenti është I obliguar që në afat prej dhjetë ditëve t`ia besojë mandatin partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit, Kuvendit ia dorëzon programin dhe propozon përbërjen e Qeverisë – thuhet në Kushtetutë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia