close
Top LajmeVendi

“FLAKA E JANARIT”: PËRKUJTOHEN DËSHMORËT E KOMBIT

0E293E4F-E24F-4E7C-9712-55C57341132A

Në kuadër të manifestimit Flaka e Janarit Këshilli Organizativ I përbërë nga SHVL UÇK, Lulet e Malësisë dhe Shoqata Lëvizja në Sheshin Skenderbeu u bënë homazhe dëshmorëve për hir të të cilëve gëzojnë lirinë gjeneratat pasuese. Lideri I BDI së Ali Ahmeti tha se po ndezim flakadanin për të ju bërë dritë shpirtërave të dëshmorëve për të cilët populli jonë është krenar.

 Në kryeqendrën dardane në Shkup gjeneratat e reja nuk do ti shmangen punës për bërjen e atdheut tha Koordinatori I Grupit të Bdi së Izet Mexhiti.

Viti 2021 pritet të shpallet vit I pranverës shqiptare tha Kryetari I Shoqërisë Lëvizja Xhevat Bislimi, duke shtuar se në të gjitha trojet shqiptare kujtohen këto ngjarje të lavdishme të popullit shqiptar.

Manifestimi Flaka e Janarit u begatua edhe me një program, të larmishëm artistik nga ansambli kombëtar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia