close
Ekonomi

FMN: EKONOMIA JOFORMALE E RMV-së ARRIN NË 37.6 %

Në analizën e Fondit Monetar Ndëkombëtar, Maqedonia e Veriut zë në vendin e katërt në rajon për ekonomi joformale pas saj rradhiten Kosova, Mali i zi dhe Bullgaria. Sipas FMN-së aktivitetet ekonomike jashtë ekonomisë së rregult janë sfide e vërtetë për vendin.

Ekonomia joformale në sektorin e përgjithshëm të ekonomisë në Maqedoninë e Veriut arrin 37.6 për qind. Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar thuhet që Maqedonia e Veriut, është në vendin e katërt në rajonin e Evropës Juglindore për prezencën e ekonomisë joformale, pas saj radhiten Kosova me 38.8 për qind, Mali të Zi 38.2 dhe Bullgaria me 37.8 për qind. Në këtë analizë gjithashtu theksohet se aktivitetet ekonomike jashtë ekonomisë së regullt janë sfide për vendin dhe është shumë e veshtirë që të maten të njëjtat.

“Personat dhe kompanitë e përfshira në ekonominë joformale zakonisht punojnë me vëllim të vogël. Kjo nënkupton se nuk ka statistikë zyrtare për ekonominë jo formale apo ekonominë e zezë, siç thuhet ndonjëherë. Kësisoj ekonomistët individualisht duhet ta vlerësojnë madhësinë e saj. Disa teknika të zakonshme përfshinë hulumtime apo indikator indirekt, siç është kërkesa e valutave të huaja”, thuhet në analizën e FMN-së.

Ndërkaq përkrah shteteve në të cilat prania e informalitetit ekonomik është e lartë, tre shtetet udhëheqëse në Evropë, me pjesëmarrje më të vogël në ekonominë e zezë janë Austria, me 9.4 për qind, Luksemburgu, 9.7 dhe Zvicra me 9.8 për qind. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia