close
Ekonomi

FMN: RRITJA E PAGËS MINIMALE JO DOMOSDOSHMËRISHT UL VARFËRINË

Screenshot_6

Reformat qeveritare afatgjate pas trazirave politike kanë treguar rezultate ne ekonomi. Kornizat për pension dhe shpenzime sociale janë forcuar edhe më shume kurse strategjia e taksave është strategji pozitive e cila do të përmirëson qëndrueshmërinë e financave publike vlereson Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Rritja pritet që të shpejtohet deri në 3,4% në vitin 2020, që është pasqyrë e nxitjes së përkohshme të Buxhetit për vitin 2020 dhe të rrogave më të larta. Tatimet më të ulëta, rrogat dhe pensionet më të larta, duke i përfshirë edhe në sektorin publik, por edhe pagat minimale, pritet që të jenë stimulim plotësues, për rritjen e konsumit. Rritja e eksportit dhe investimit do të mbetet solid, edhe pse do të ngadalësohet, që është pasqyrë e rritjes së dobët te partnerët tregtarë”, theksohet në deklaratën përfundimtare të FMN-së.” –tha Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)

Politika e rritjes së pagës minimale sipas FMN do të mund të ndihmojë në uljen e varfërisë midis personave të punësuar, megjithatë jo domosdoshmërisht dhe tek ata të pa punësuar. Prandaj rritja e pagës minimale mund të mos jetë efektive në uljen e varfërisë së përgjithshme. FMN rekomandon ruajtjen e konkurrencës duke harmonizuar pagën minimale ngushtë me produktivitetin, duke siguruar që ajo të zbatohet plotësisht. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia