close
Top LajmeVendi

“FOKUS”: MERKELI DHE MAKRONI E KANË BINDUR ZAEVIN T`I ANULOJË DORËHEQJET

makron-zaev-merkel-960×640-1-960×640

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë para anëtarëve të partisë ka theksuar se anulimi I dorëheqjeve të tij nuk do të thotë se do të ndryshojë mendje që definitivisht të tërhiqet nga Qeveria dhe partia.

Sic kanë thënë për “Fokus” burime të larta partiake, ai ka thënë se mbetet në funksionet që të mos lejojë destabilizimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë, në vigjilje të sfidave serioze me të cilët përballet vendi, para së gjithash në planin e politikës së jashtme.

Sipas këtyre burimeve, sic njofton Fokus, Zaevi ka theksuar se shumë udhëheqës me ndikim ndërkombëtar e kanë kontaktuar për ta bindur që të mos tërhiqet, sic përcjell KlanM, në mesin e tyre edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Makron.

Ata, sipas një funksionari të latë të LSDM-së, e kanë bindur liderin partiak dhe Kryeministrin Zaev se gjasat janë shumë të mëdha që vendi në Dhjetor përfundimisht t`I nis negociatat me BE-në, edhe pse ekspertët, opozita dhe një pjesë e qeverisë, janë skeptik për një epilog të këtillë.

Pa marrë parasysh epilogun, Zaevi tërheqjen nga funksioni I Kryeministrit e planifikon kah fundi ose në fillim të vitit të ardhshëm, derisa, sic thonë nga LSDM, në Këshillin e ardhshëm Qendror duhet të shpallet procedura për zgjedhjen e Kryetarit të ri./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia