Fon der Lajen: Me propozimin francez nuk preken çështjet identitare dhe të gjuhës

“KY ËSHTË MOMENTI PËR SHKUAR PËRPARA DREJT SË ARDHMES SË PËRBASHKËT NË BE”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, duke iu drejtuar Parlamentit të RMV-së, ka kërkuar të pranohet propozimi francez. Ajo ka siguruar deputetët se me këtë propozim nuk preken cështjet identitare, kurse gjuha maqedonase do të jetë pa fusnota. Ajo tha se kupton revoltën e një pjese të deputetëve për shkak se Maqedonia e Veriut nuk njisi negociatat pas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, por ka përshëndetur angazhimin e vendit që të mos heq dorë nga ky qëllim.

“Nëse e pranoni propozimin francez, do ta ndërmarrim hapin e parë në procesin negociues. S`ka dyshime se gjuha maqedonase edhe gjuhë e juaj.Propozimi pranon edhe identitetin tuaj kombëtar. Mund të llogarisni tek unë si Presidente e KE-së, se do të siguroj se procesi I aderimit do t`I respektojë parimet dhe standardet evropiane”, deklaroi Ursula Fon Der Lajen, Presidente e KE-së.

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, nëse pranohet propozimi francez, menjëherë do të nis procesi I skriningut.

“Sot jam këtu sepse besoj se ky është momenti të vazhdoni përpara drejt së ardhmes sonë të përbashkët në BE, me RMV-në si anëtare fuqiplotë. Më shumë se dy vite RMV-ja dëshmoi se është partnere e besueshme për sigurinë e Aleancës. E di se e njëta do të ndodh kur të bëheni anëtare të BE-së”,deklaroi Ursula Fon Der Lajen, Presidente e KE-së.

Fon der Lajen bëri thirrje që deputetët të mendohen mirë para se të marrin vendimin duke përmendur përfitimet dhe duke rikujtuar se në botë ka luftë dhe pandemi.

“Disa thonë se më mirë është të ketë një marrëveshje të re se sa ky propozim francez. Por, kjo është e ardhmja për të cilën ju vendosni. Deputetë, jetojmë në kohëra të ëvshtira. Pandemia me COVID-19 tashmë po shtrihet në vitin e tretë, lufta në Ukrainë shkaktoi krizë globale, rriten cmimet e energjensave. Këto janë sfidat me të cilat përballeni duhet që së bashku t`I përballojmë. Vendi juaj mund t`I përmbush detyrat, jeni partner I besueshëm dhe meritoni të bëni hapat përpara”,deklaroi Ursula Fon Der Lajen, Presidente e KE-së.

Ndryshe, fjalimi I Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në Kuvend, është shoqëruar me protesta nga deputetët e opozitës maqedonase, të cilët disa herë kanë ndërhyrë gjatë fjalimit të saj, kurse gjatë gjithë kohës kanë mbajtur pankarta me mbishkrime kundër propozimit francez

Më I zëshëm ka qenë Deputeti I partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev I cili në mënyrë demonstrative braktisi Kuvendin, kurse simpatizantët e kësaj forcve politike por edhe të opozitares VMRO-DPMNE gjatë fjalimit të Ursula fon der Lajen kanë gjuajtur me gjësende drejt ndërtesës së Kuvendit./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share