close
Top LajmeVendi

FON DER LAYEN E PËRKUSHTUAR PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE

Screenshot_7

Kandidatja për Presidente të Komisionit Evropian, ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula Fon der Lajen ka theksuar se mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Këto komente ajo i ka bërë duke ju përgjigjur pyetjeve të Grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian.

Në këtë letër, në prag të votimit të nesërm në Parlamentin Evropian për zgjedhjen e saj në funksionin Presidente e Komisionit Evropian, Fon der Lajen ka theksuar se planifikon të propozojë një “pakt të ri” të BE-së për migrimin dhe azilin. Fon der Lajen javën e kaluar gjatë prezantimit të programit të saj para grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian deklaroi se Maqedonia e Veriut paraqet një shembull të ndritur.

“Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht, kurse Maqedonia e Veriut është një shembull i ndritur për të arriturat pozitive. Mbetemi të angazhuar për dyer të hapura ndaj vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor të cilët dëshirojnë anëtarësimin në BE.” –tha Ursula Fon Der Layen – Kandidate Për Presidente e KE-së

Duke folur për Marrëveshjen e Prespës gjatë një takimi në fillim të këtij muaji me kolegun e saj grek Evangelos Apostolakis, ajo ka theksuar se dokumenti paraqet një marrëveshje evropiane bazuar në vlerat që i ka Evropa.

“Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por hapin rrugët drejt ardhmërisë më të mirë. Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhanë një shembull të ndritur se çka do të thotë Evropa. Të gjithë mund të mësojmë nga kjo – dhe të gjithëve në Evropë do të na bëjë më të fuqishëm” –kishte deklaruar Fon der Layen në intervistën për gazetën greke TA NEA.

Në cilësinë e ministres gjermane të Mbrojtjes, Fon der Layen kishte vizituar Shkupin në shtator të vitit 2018, pak para mbajtjes së referendumit për emrin, ku kishte dhënë mesazhin se dëshiron një Evropë të bashkuar dhe unike. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia