close
Ekonomi

IPA FONDET: KUKAN- SHPËRDORIMET, ARSYE PËR SHKURTIM

tomk9

Maqedonia ka humbur një pjesë të parave nga fondet evropiane IPA për shkak të abuzimit të tyre, tha eurodeputeti Eduard Kukan. Ai thekson se autoritetet maqedonase duhet të sigurojnë Bashkimin Evropian se i përdorin në mënyrën e duhur dhe transparente këto para dhe se ata kanë kontroll mbi shpenzimet.

Që kjo të funksionojë, e rëndësishme është që të ketë situatë të qëndrueshme politike në Maqedoni, thotë Kukan. Zyra Evropiane përgjegjëse për hetimet në lidhje me abuzimet – OLAF, ka konfirmuar se heton abuzimin e fondeve IPA në Maqedoni.

Duke shpjeguar se nuk ka vullnet politik për të zbatuar reformat e nevojshme, Bashkimi Evropian këtë muaj, së pari shkurtoi 27 milionë euro nga Instrumenti për ndihma Para-Anëtarësimit IPA 2, të destinuara për Maqedoninë. Disa ditë më vonë Brukseli vendosi të shkurtojë edhe 69 milion euro nga fondet IPA. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia