close
Bota

Forcat ruse zhvendosen në lindje të Ukrainës

ruset-ne-ukrainee

Ukraina dhe Rusia po zhvendosin forcat e tyre ushtarake në rajonin lindor të Ukrainës të Donbasit, ndërsa Moska po ndryshon fokusin e ofensivës së saj.

Imazhet satelitore tregojnë se forcat ruse po grumbullojnë trupat dhe pajisje ushtarake në tre vende përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, kryesisht në rajonet Belgorod, Voronezh dhe rreth qytetit Matveev.

Forcat ukrainase kanë thënë se Rusia po planifikon të nisë një sulm në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila është bërë pika qëndrore e përpjekjeve ruse për të kapur qytetin port Mariupol.

Ndërkaq Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë do të udhëtojnë në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia