close
Top LajmeVendi

FORMIMI I QEVERISË: NEGOCIATAT VAZHDOJNË EDHE GJATË FUNDJAVËS

screenshot-4_1495264581-8861984

Sot negociata LSDM-BESA


 

Bisedimet për formimin e qeverisë pritet të vazhdojnë edhe sot. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje pati takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ku u theksua se ai do të ulet në tavolinë edhe me udhëhehqësinë e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët. Nga LSDM-ja përmes një komunikate njoftuan se temat për të cilat është biseduar mes Zaevit e Ahmetit ishin parimet e bashkëpunimit, qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO.

“Në periudhën e ardhshme do të intensifikohen dinamika dhe bisedimet mes dy partive, duke llogaritur këtu edhe me partitë që kanë dhënë përkrahje për qeverinë e re të Maqedonisë, ku më pas do të kalohet në zgjidhjet konkrete për resoret në ministritë” – kanë njoftuar nga LSDM-ja.

Ndërkohë negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot në selinë e LSDM-së. Pasdite do të zhvillohet takimi me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa. Nuk dihet se ky takim a do të jetë i nivelit të lartë, respektivisht se bisedimet do të zhvillohen mes liderëve Zoran Zaev dhe Bilall Kasami ose do të jenë në nivel të grupeve të punës. Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në emisionin Në Fokus në TV tonë theksoi se nëse arrihet ndonjë marrëveshje kjo Lëvizje mund të jetë pjesë e qeverisë.

Siç merret vesh, këto janë takime të para ku nuk debatohet për resore ministrore, por bëhet fjalë për afrimin dhe harmonizimin e qëndrimeve partiake për programin e koalicionit të ri qeveritar.

Më 6 Qershor skadon afati kushtetues i njëzet ditëve deri ku mandatari Zoran Zaev duhet ta dakordojë koalicionin qeveritar. Paraprakisht ai paralajmëroi se pret që kjo të ndodh para skadimit të afatit kushtetues. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia