close
Sport

FORMULA 1: AKSIDENTOHET SERXHO PEREZ

no thumb

Gjatë provave të lira në prag të garës për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, Meksikani Serxho Perez pati një përplasje të frikshme në sesionin e parë duke u futur ethet të pranishmëve në Hungaroring, por që për fat nuk pati pasoja për pilotin e Force India, që arriti të dalë me këmbët e tij nga makina dhe përshëndeti tifozët. Gjithsesi pas këtij momenti skuadra e tij nuk zbriti më në pistë.

Duket sikur këto raste po përsëriten dhe pilotët e Formula 1-shit duhet të jenë më të kujdesshëm që t’i evitojnë ngjarjet e këtilla. Piloti i fundit që humbi jetën ishte Jules Bianki. /L.K/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia