close
Sport

FORMULA 1: BAHREIN HAP DYERT PËR TIFOZËT

3C2A4EF9-5487-4A3C-95E3-FEE5139A65AF

SOT ZYRTARISHT NIS SHITJA E BILETAVE


Gara e pare  sezona e botërorit 2021, në Formula 1,  do të zhvillohet më 28  mars në Bahrein, ku  organizatori  ka vendosur të hapë dyert për tifozët.  Kështu që nga sot, nis zyrtarisht shitja e biletave për fansat që duan të ndjekin nga afër garën që zhvillohet në pistën e Sakhir.

Shitja e biletave do të jetë vetëm për personat që i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid ose janë shëruar nga koronavirus të paktën dy javë para datës së zhvillimit të garës. Pavarësisht këtyre kushteve, të gjithë shikuesit janë të detyruar të mbajnë maska, ndërkohë që do t’u matet edhe temperatura.

Jemi të gëzuar për lajmin e shitjes së biletave, duke u dhënë kështu sërish mundësi fansave të ndjekin nga afër spektaklin e Formula 1”, thanë organizatorët e garës. Vjet, në dy garat e zhvilluar në nëntor në këtë pistë, në tribuna ishin stafi mjekësor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia