close
Sport

FORMULA 1: HAMILTON, RINGRITJA QË PO ÇON DREJT TITULLIT 

luis  Hamilton

3 fitore radhazi, 5 suksese në 6 garat e fundit dhe 6 pikë më shumë se Nico Rosberg në klasifikimin e përgjithshëm. Lewis Hamilton në dy muajt e fundit ka bërë hapa gjigandë përpara drejt fitimit të një tjetër titulli kampion Bote në Formula 1 që për anglezin do të ishte i 4-ti në karrierë dhe i 3-ti radhazi.

Pas 4 fitoreve të Rosbergut në 4 garat e para të gjithë menduan se ky ishte viti i tij, por titulli i parë kampion Bote me Mercedesin do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr për pilotin gjerman sepse pas triumfit të Hamilton në Hungari, vështirë se britaniku do ta lëshojë më vendin e parë. Edhe pse diferenca në klasfikim mes të dyve është shumë e vogël vetëm 6 pikë.

Sezoni i Lewis Hamilton filloi të merrte një tjetër rrjedhë që nga gara e Monacos. Fitorja në Prinicipatë e ndihmoi anglezin të rriste presionin ndaj shokut të skuadrës dhe pavarësisht vendit të 5-t që regjistroi në Baku, 3-herë kampioni i Botës ka shkëlqyer gjatë muajve të fundit.

Mbeten edhe 10 gara deri në fund të kampionat dhe plot 250 pikë në lojë por pavarësisht gjithçkaje gjasat janë që Leëis Hamilton të fitojë titullin e tretë kampion radhazi në Formula 1. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia