close
Sport

FORMULA 1: HAMILTON RREZIKON PENALIZIM PREJ 10 POZICIONESH

hamilton

Lewis Hamilton është nën hetim nga komisarët e pistës gjermane të Hockenheim, pasi për pak sa nuk ka shkaktuar një aksident në bokse me pilotin e Hass, Romain Grosjean. Gjithçka ndodhi pak minuta para mbylljes së sesionit të tretë të provave të lira, me piloti britanik të Mercedes që doli nga bokset në momentin që Grosjean po kalonte në vijën që e çon në bokse.
Makinat evituan për pak kontaktin, por pas përfundimit të sesionit të tretë të provave të lira, Hamilton është thirrur për raport te komisarët e pistës, që po hetojnë incidentin. Dhe, sipas rregullores, kjo do të sillte një penalizim me 10 pozicione në startin e garës së nesërme. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia