Formula 1: Këtë fundjavë botërori do të spostohet në Azerbajxhan

Verstappen ndjen presionin e shokut të skuadrës

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të spostohet në Azerbajxhan, ku do të garohet në rrugët qytetase të Baku. Një pistë ku kampioni i botës në fuqi, holandezi i Red Bull, Max Verstappen, nuk ka fituar asnjëherë.

Vjet, në këtë garë fitoi shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, që vjen si kampion në fuqi dhe i karikuar pas triumfit në Montekarlo 10 ditë më parë. Pas problemeve që ka patur së fundi Charles Leclerc me Ferrari, duket se Perez është kthyer në kërcënimin kryesor për Verstappen.

Holandezi ka 15 pikë avantaazh ndaj meksikanit dhe në një pistë ku Verstappen s’ka fituar asnjëherë situata mund të ndryshojë. “Marrëdhënia ime me Sergio nuk ndryshon, pavarësisht se çfarë ndodh në pistë, nëse duelojmë apo jo për fitore”, tha Verstappen.

“Më vjen mirë që është Sergio është në garë për titullin. Mes nesh ka respekt dhe në pistë do të fitojë ai që është më i miri. Mendoj se kjo është më e rëndësishme, pasi të dy garojmë për të njëjtën skuadër dhe përpiqemi që Red Bull të shpallet kampion”, tha holandezi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share