close
Sport

FORMULA 1: KORONAVIRUSI SHTYNË ÇMIMIN E MADH TË KINËS

Formula 1 KINË

Shtyhet Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 për shkak të frikës së madhe për përhapjen e koronavirusit. Përhapja me shpejtësi e virusit vdekjeprurës ka prekur shumë fusha të sportit dhe përjashtim natyrisht nuk bën as Kampionati Botëror i Formula 1, që prej shumë sezonesh njërën prej etapave vjetore e zhvillon pikërisht në Kinë.

Drejtuesit më të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit pranuan një kërkesë të bërë nga komiteti organizator i Çmimit të Madh të Kinës, për të shtyrë garën e Shangait, që ishte programuar për t’u zhvilluar më datë 19 prill, në qytetin e dytë më të madh në planet. Në këtë komunikatë shkruhej gjithashtu se palët e interesuara do të marrin kohën e nevojshme, për të diskutuar në lidhje me përcaktimin e datave të reja të këtij eventi. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia