Verstappen “tradhtohet” nga motori, Perez në vendin e dytë, Rusell ne te tretin
Çarls Leklerk është fituesi i garës së Melburnit në Australi. Në garën e tretë të sezonit të Formula 1, piloti i Ferrarit ka qenë dominues duke e udhëhequr që nga fillimi.
Duket qarte se në këtë sezon Ferrari ka për momentin makinën më të mirë. Sa i përket pilotit tjetër të kokëkuqes, Karlos Sains ai nuk ka mundur ta përfundojë garën pasi ka gabuar duke ka dalë jashtë pistës që në xhiron e parë.
Në vend të dytë është renditur Serxhio Perez me makinën Red Bull, ndërsa në të tretin Rasell dhe në të katërtin Hamilton me Mercedes. Kampioni i botës në fuqi, Maks Vershtapen është detyruar të braktise garën në xhiron e 39 pas problemeve me motorin e makinës së tij Red Bull.
Kjo është gara e dytë që fiton Leklerk i cili tashme kryeson renditjen e kampionatit të Formula 1.
Klan News