close
Sport

FORMULA 1: MICK SCHUMACHER PREK HISTORINË

F1 Maik Shumaher

Mick Schumacher ka zbritur në pistën e Mugello me makinën Ferrari F2004, me të cilën babai i tij Michael Schumacher u shpall kampion bote në Formula 1 atë vit. “Ishte diçka fantastike të pilotojë këtë makinë, një ndjesi unike”, tha Mick Schumacher, që bëri disa xhiro.

22-vjeçari garon në Formula 2 këtë sezon. “Ta pilotosh këtë makinë kampione, në këtë pistë është diçka unike. Doja të shihja se si ka qenë një makinë e asaj kohe, ndjesitë dhe emocionet që përjeton me atë makinë dhe mbeta i mahnitur”, tha Mick Schumacher.

“Makina është shumë agresive. Ishte ëndrra ime ta pilotoja këtë makinë, sidomos në këtë pistë të veçantë për Ferrarin. Dua ta falënderoj këtë makinë për mundësinë që më dha, të pilotoja makinën e babait tim. do të doja të bëja edhe disa xhiro më shumë”, tha Mick./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia