close
Sport

FORMULA 1: ROSBERG FITON NË MEKSIKË

no thumb

Mercedes dhe Rosberg kanë mbizotëruar në garën e Meksikës.Piloti Gjerman i cili u nis nga vendi i parë dhe pas 71-xhirosh arriti i pari në vijën e finishit. Kjo garë u karakterizua me emocione dhe aksidente, të cilat sollën edhe mbylljen e garës para kohe të skuadrës së  Ferrarit.

Kjo ishte hera parë pas 20 garash, që skuadra Italiane mbyllte garën pa pikë. Në vendin e dytë, përfundoi Lewis Hamilton, i cili i dha kështu mundësi Rosbergut të vijoi luftën e tij për vendin e dytë në botë.

Kampioni botës bëri një garë të qetë, duke mos ushtruar thuajse asnjëherë presion tek shoku i ekipit, edhe pse sezonin e shkuar marrëdhënia e tyre ishte e tensionuar, e kjo kuptohet, pasi të dy luftonin për titullin e kampionit të botës, që në fund e fitoi anglezi. Në vendin e tretë garën e mbylli Bottas, që i mori vendin e katërt në klasifikim Kimi Raikonenit.

Tashmë diferenca mes Rosberg e Vettel është 21 pikë. Gara e ardhshme është ajo pas dy javëve në Brazil. Përndryshe kjo ishte gara e parë për  Çmimin e Madh që zhvillohet në Meksikë./Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia