close
Sport

FORMULA 1: ROSBERGU VAZHDON ME MERCEDESIN

ROSBERG

Ngasësi i formula 1, gjermnia Nico Rosberg ka vazhduar bashkëpunimin me Mercedesin. Mercedesi specifikoi se kontrata është 2-vjecare, cka do të thotë se Rosberg do të garojë me “Shigjetat e Argjendta” edhe në Botërorët 2017 dhe 2018.

Kryesuesi aktal i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Formula 1, është që prej vitit 2010 te Mercedes , skuadër me të cilën ka fituar 19 Cmime të Mëdha dhe ka arritur 25 pole position, tani mund të përqëndrohet me më shumë qetësi në sfidën që e shikon të impenjuar kundër shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton, me britanikun shpërthyes që është treguar i aftë që në 5 garat e fundit të rikuperojë gjithë disavantazhin që kishte në klasifikim, ku tani të dy i ndan vetëm një pikë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia