close
Sport

FORMULA 1: VERSTAPPEN – E MUNDIM MERCEDES NË ÇDO GARË

AD4F80E6-9CA3-4652-9F76-3A6C8A267184

Max Verstappen po dominon këtë sezon të Formula 1, duke fituar 4 gara deri më tani dhe duke udhëhequr renditjen provizore. Piloti holandez dhe makina Red Bull po kalojnë një moment të mirë, duke vënë në krizë Mercedes dhe Lewis Hamilton.

Unë shpresoj ta mundim Mercedes kudo, në çdo pistë, në çdo garë. Por e dimë se do të ketë pista të vështira për ne, pasi çdo fundjavë do të jetë ndryshe. Në Austri besoj se për ne ishte më e thjeshtë se në Francë”, tha Verstappen.

E dimë që kemi një makinë të mirë, të shpejtë dhe po menaxhojmë mirë gomat. Mendoj se edhe unë jam një pilot më i mirë se ai i disa viteve më parë dhe ky kombinim i mirë po na ndihmon në pistë. Duhet përqendrim maksimal në pistë”, tha Verstappen.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia