close
Sport

FORMULA1: “SEZONIN E RI, 7-8 PILOTË NË GARË PËR TITULLIN KAMPION”

Formula 1

Rregullat e reja që do të aplikohen këtë vit në Formula 1 pritet të sjellin më shumë spektakël, parakalime dhe pilotë që do të shkojnë te fitorja. I këtij mendimi është spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz. Ai do të jetë në sezonin e tij të dytë me “kokëkuqen”, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar ai u paraqit mirë, duke mposhtur edhe shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc.

Unë shpresoj që Mercedes e Red Bull të jenë përqendruar më shumë te gara për titull se sa te zhvillimi i makinës së re. Gjithsesi, mendoj se ato i kanë bërë paralelisht të dyja gjërat, ashtu sikurse kemi bërë edhe ne. Mendoj se sezoni i ri do të jetë i ekuilibruar, me 3-4 makina që mund të duelojnë për fitore. Ndaj, do të kemi 7-8 pilotë të aftë të fitojnë titullin”, tha Sainz./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia