close
Top LajmeVendi

“FORUMI I PRESPËS” PËR AFIRMIMIN E MODELIT TË RMV-së

63273B2A-FF2D-4D8F-87A6-6355331C8CBB

MË 1 DHE 2 KORRIK OHRI DHE OTESHEVA DO TË JENË DAVOSI I BALLKANIT


Në fillim të Korrikut, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e burrështetasve dhe politikanëve të Ballkanit, Evropës dhe SHBA-ve në Konferencën Ndërkombëtare “Forumi I Prespës”, me qëllim që të afirmohen vlerat që I promovon RMV-ja, që megjithatë assesi t`ia hapin dyert për anëtarësim në BE. Në listë janë rreth 300 mysafirë, dy sheaf të shteteve, pesë Kryeministra dhe dhjetëra Ministra të Jashtëm, por edhe diplomatët amerikan Metju Palmer dhe Filip Riker, ish-Komisionerët evropian Federika Mogerini dhe Johanes Han.

Në përpjekje që t`I afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në debate të përbashkëta për shumë çështje, Maqedonia e Veriut, javën e ardhshme në Ohër, do t`I tubojë në një vend rreth 300 politikanë, diplomatë, biznesmenë dhe analistë. Prania e mysafirëve nga SHBA-të, BE-ja dhe nga të gjitha vendet e rajonit, për Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani është që të dërgohet mesazhi se BE-ja nuk do të jetë e kompletuar pa Ballkanin.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Është kjo për të respektuar rrëfimin autentik që e ka krijuar RMV-ja, duke ringjallur idenë e Ballkanit, përmes dy parimeve bazë, pranimin e diversiteteve përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, integrimi dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore përmes Marrëveshjes së Prespës dhe Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë. Kjo platformë do të jetë një mundësi që ky rrëfim zëshëm të jehojë edhe më tepër dhe të mbahet në jetë viteve në vijim”

Ministri Osmani thotë se realizimi I Marrëveshjes së Prespës zhvillohet pa rreziqe për cënimin e saj edhe pse do të dëshironte që të ketë më shumë rezultate për ndryshimin e librave shkollor dhe në grupin e ekspertëve për markat tregtare.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Ndërkohë në Greqi u ndryshua e gjithë përbërja e Komisionit dhe kjo do të thotë se duhet që nga fillimi të nisin bisedimet, por edhe këtu shohim progress. Pandemia pamundësoi kontaktet fizike, ku viktimë e pjesërishme ishte edhe Grupi ndërkombëtar I ekspertëve që I definojnë markat tregtare. Kështu që mendoj se edhe në këtë pjesë, pavarësisht që ja edhe në futboll u paraqitën disa dallime, këto nuk kanë potencial të minojnë këtë partneritet strategjik që e kemi ndërtuar me Greqinë”

Lidhur me veton bullgare, Osmani shfaqi shpresën se me Slloveninë si kryesuese e rdhës me BE-në, do të merret propozimi portugez për zgjidhjen e kontestit dhe bashkë me udhëzuesin, për të cilin beson se tashmë është mbështetur nga Sofja për zbatimin e përbashkët të Marrëveshjes për fqinjësi, do të mjaftojnë që në shtator të marrim “dritë jeshile” dhe sic thja Osmani përfundimisht të zgjidhet kontesti. /Klanmacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia