close
Vendi

FORUMI SOCIO-EKONOMIK: TRANSFORMIMI I GJELBËR I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

6177BB43-476A-4506-B45E-BC89A87392F1

NË SHKUP LIDERËT E RAJONIT DHE TË EVROPËS, OJQ-të, TË RINJTË, GAZETARËT…


Forumi I parë socio-ekonomik në Shkup, uli në një tryezë liderët politik progresive të rajonit dhe të Evropës, organizatat joqeveritare, liderët e rinj dhe gazetarët. Diksutimet foksuohen në të ardhmen e pastër dhe të gjelbër. Qëllimi është të trasohet rruga e së ardhmes kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë ekonomi efikase energjetike dhe vende pune që janë rezistente ndaj ndikimeve nga ndryshimet klimatike dhe burime jo të qëndrueshme të energjisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se gjatë dy mandateve në Qeveri, qëllimi është që të vendosen politika ekonomike në Maqedoni të Veriut të bazuara në energji të pastër dhe të gjelbër që të mundësohet rritja ekonomike në vend, ambienti I pastër I mjedisit dhe hapja e vendeve të reja të punës.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Pikërisht për këtë kemi miratuar legjislativë të harmonizuar me direktivat evropiane, si mënyrë e re për mbështetje të centraleve fotovoltaike dhe centraleve me erë. Kjo ishte njohur nga ana e investitorëve të vendit dhe të huaj, që tashmë përfundojnë ndërtimin e tyre. Një nga cështjet kryesore me investimet e këtilla, krahas përmirësimit të jetës së qytetarëve është edhe hapja e vendeve të reja të punës”

Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, ka theksuar se lufta me ndryshimet klimatike është shumë e rëndësishme, jo vetëm për vendet e rajonit dhe brezat e ardhshëm, por edhe për mbijetesën e planetit.

ALBIN KURTI – KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Nuk kemi zgjedhje. Duhet të veprojmë sot edhe pse duket se është shumë e vështirë. Katastrofa të mëdha natyrore na tregojnë se sistemi ekologjik nuk mund të trajtohet në mënyrë të pavarur nga sistemi ynë ekonomik. Na duhet model I ri I qëndrueshëm që I con vendet tona drejt progresit ekonomik e ekologjik”

Në pjesën e dytë të panelit “Marrëveshje gjelbër evropiane dhe agjenda e gjelbër e Ballkanit Perëndimor është hapur diskutimi për rolin e BE-së në dekarbonizimin e ekonomive të Ballkanit perëndimor dhe nëse qytetarët dhe qeveritë e Ballkanit mund të kenë lëvërdi nga Marrëveshja e gjelbër e BE-së.

ADNAN DIBRANI – DEPUTET NË PARLAMENTIN E SUEDISË

“Na duhet transformim në ekonomi të pastër. Soscialdemokratët kanë patur konferencën e parë klimatike para 50 viteve në Stokholm, ky problem nuk është I ri, por zhvillohet ngadalë. Teknologjia është në anën tonë, ka mjaft mjete financiare, por shpesh shpërndahen gabimisht. Duhet të bëjmë dicka në këtë drejtim para se të bëhet vonë”

KNUT FLEKENSHTAJN – KËSHILLTAR I POSAÇËM PËR BALLKANIN

“Ndonjëherë dëgjojmë akuza se nuk jemi shumë të shpejt, por nëse nuk kujdesemi edhe për pasojat sociale, nuk mund të themi se politika jonë është socialdemokrate. Nuk mund t`i mbyllim të gjitha minierat e thëngjillit, tani e menjëherë. Po, do të kemi ajër të pastër, por mijëra famije do të mbeten pa punë. Kjo nuk është në frymën e socialdemokracisë. Duhet t`i bashkojmë këto dy botëra dhe të vazhdojmë drejt kësaj rruge”

Forumi socio-ekonomi “Shkupi 2021” organizohet nga Fondacioni “Fridrih Ebert”, Qendra Ndërkombëtare “Olaf Palme” dhe Instituti për Demokraci Sociale – Progres. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia