Foto e fundit e 3 viktimave të atentatit në Fushë-Krujë

Kjo është foto e të tre shokëve bashkë, Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, të cilët u vranë në një atentat mafioz të dielën në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Përkatësisht, nga e majta është Besmir Hoxha, në mes Diklen Vata dhe në anë të djathtë të fotos është Brilant Martinaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të tre po udhëtonin me një makinë Volkswagen Passat dhe në mbikalimin e Fushë Krujës atyre ju bë pritë nga një makinë tjetër që po udhëtonte përballë tyre.

Autorët hapën breshëri me kallashnikov duke gjuajtur mbi 60 plumba. Dyshohet të kenë qenë 4 autorë, 3 në rolin e ekzekutorit dhe 1 shofer i mjetit.

Hetuesit mendojnë se shënjestra ka qenë Brilant Martinaj. Diklen Vata arriti të dilte nga mjeti, por u qëllua në distancë të afërt sërish nga vrasësit duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa Martinaj dhe Besmir Hoxha u dogjën brenda automjetit që shpërtheu në flakë pas të shtënave me kallashnikov. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share