Franca dhe Gjermania nisin me kursimin e energjisë

KUFIZOHET NDRIÇIMI NË RRUGË, URDHËROHET MBYLLJA E DERËS KUR PUNOJNË KONDICIONERËT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Disa autoritete janë më të drejtpërdrejta, të tjerat më të moderuara, por pothuajse kudo në Evropë rekomandohet kursimi i energjisë. Për shembull, Qeveria franceze, pritet që me rregullore t’i detyrojë dyqanet që ftohen me kondicioner në mënyrë të obligueshme t’i mbyllin dyert dhe t’i ndalin reklamat ndriçuese gjatë natës. Në Gjermani në më shumë qytete ndriçimi në rrugë gjatë mbrëmjes është kufizuar, ndërsa për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë kursehet edhe ndriçimin e ndërtesave historike, përmendoreve dhe fontanave. Paralajmërime për masa edhe më rigoroze ka për në vjeshtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministrja franceze e energjisë Agnes Panie Runashe thotë se është absurd të lihen dyert e hapura derisa punojnë kondicionerët, që sipas saj e rrisin konsumin e rrymës të paktën për 20%. Bizneset që do ta shkelin rregullin që pritet të hyjë në fuqi këtyre ditëve do të përballen me dënime prej 750 euro.

 

“Nënkuptohet, ndaleni dritat, mos ngrohni mbi 19 gradë, mos ftohni me kondicionerët nën 26 gradë, keni kujdes me menaxhimin në distancë. Këto janë vetëm disa hapa të logjikshëm që mund t’i ndërmarrim. Duhet të japim shembull për veprim kolektiv,” deklaroi Agnes Panie Runashe, Ministre e Energjisë, Francë

Në qytetet si Lioni, Bezansoni dhe Parisi autoritetet lokale rregulla të ngjajshme kanë vënë në fuqi që nga mesi i korrikut, por tani qeveria qendrore dëshiron që këtë iniciativë ta zbatojë në gjithë shtetin. Ndalesa për reklamat ndriçuese, në periudhë nga ora 1 pas mesnate deri në 6 në mëngjes për momentin lidhet me qytetet me më pak se 800 mijë banorë, por rregullorja e re pritet të vlejë kudo. Në Gjermani, në qytetin e pasur bavarez Augzburg qendra në mbrëmje është në errësirë, ndërsa planifikohet edhe ulja e ngrohjes në zyrat e institucioneve shtetërore, në pritje të faturave të rrymës dyfish më të larta.

“Është e rëndësishme t’u tregojmë banorëve të Augzburgut se përballemi me kohë të vështira dhe se varet prej nesh si do ta menaxhojmë. Për këtë arsye e kemi çkyçur ndriçimin e ndërtesave historike dhe fontanave,” deklaroi Eva Veber, Kryebashkiake Augzburg Gjermani.

Pas invazionit rus në Ukrainë, rritjes së çmimit të burimeve të energjisë, por edhe furnizimit të ulur me gaz rus, Bashkimi Evropian ka propozuar vegla të reja ligjore dhe plan për uljen e konsumit të gazit të paktën për 15% deri në pranverën e ardhshme. Masave duhet t’u përmbahen të gjithë konsumatorët – administrata publike, amvisëritë, furnizuesit e energjisë dhe kapacitetet industriale./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share