close
RajoniTop Lajme

FRANCA DO TË SHTRËNGOJË PROCESIN E ZGJERIMIT

macron_emmanuel

Gjatë takimit të 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së në Bruksel, Ambasadori francez ka bërë të ditur; se Franca ka një propozim konkret që nuk lidhet vetëm me qëndrimin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Franca kërkon të ndryshojë proçesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe për këtë synon ta realizojë përmes prezantimit të një dokumenti konkret.  Ky dokument konkret pritet t’u mbërrijë 27 ambasadorëve të tjerë të përhershëm brenda të premtes, ku ambasadorët do të mblidhen sërish për këtë çështje. Burimet franceze bëjnë të ditur për Klan Maqedoni, se Franca kërkon të shtrëngojë procesin e zgjerimit, pa qartësuar se cili është qëndrimi i saj për dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, Ambasadori holandez ka shprehur qëndrimin që është bërë publik nga Ministri i Jashtëm Stef Blok në parlamentin holandez dje. Ndarja e vendimarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ende në tryezë. Ka vende si Danimarka dhe Holanda që janë pro ndarjes së Maqedonisë sê Veriut dhe Shqipërisë. Ndërkohë të gjithë ambasadorët janë duke pritur propozimin konkret për të marrë vendim mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia