close
Bota

FRANCA E ANGAZHUAR PËR PROBLEMET E BALLKANIT PERËNDIMOR

French-Foreign-Minister-Jean-Yves-Le-Drian-addresses-a-news-conference-before-th

RUAJTJA E INTEGRITETIT TË BOSNJE HERCEGOVINËS NË PLAN TË DITËS


Situata e ndezur mes tre komuniteteve të federatës së Bosnje Hercegovinës ka sjellë reagimin e kryediplomatit francez Yves Le Drian në mbledhjen e ministrave të jashtëm evropianë në  qytetin Brest. Le Drian theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një prioritet për Presidencën franceze ndaj do të ushtrohet presion nga Parisi mbi politikanët lokalë që të ruhet stabiliteti.

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm evropianë në  qytetin Brest kryediplomati francez Yves Le Drian theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një prioritet për Presidencën gjashtë mujore të Këshillit të BE-së.

YVES LE DRIAN – MINISTËR I JASHTËM I FRANCËS

Ne do të organizojmë një konferencë te posaçme me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata te BE-se në muajt në vijim. Një sërë çështjesh komplekse dhe të pazgjidhura rëndojnë mbi stabilitetin e këtij rajoni. Ka një shqetësim në rritje për stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës, për shkak të tensioneve të reja që mund të çojnë në përçarjen e kesaj federate. Këto tensione nuk janë në interesin e askujt, as në rajon dhe as në pjesën tjetër të Evropës. Ne duhet të ndërmarrim iniciativa për të ushtruar presion në këtë drejtim. Për këtë kam folur së fundmi me kolegun tim serb në Paris. Evropianët duhet ti përmbahen një angazhim të plotë për të ecur përpara në kërkimin e zgjidhjeve për këto çështje.

Sipas ministrit te jashtëm francez përgjegjësia e të gjithë aktorëve, dhe në veçanti ajo e liderëve të Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës, duhet të mbizotërojë. Francezët premtojnë se do të kontribuojë në ruajtjen e integritetit te federates se Bosnje Hercegovines./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia