close
Bota

FRANCA GJOBIT GOOGLE DHE FACEBOOK ME GJOBA TË ASHPRA

BE825A89-A614-4971-8DC8-1AAF02A392B6_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s

Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro gjobë, për shkak të përdorimit të mekanizmit për gjurmim online të përdoruesve, kanë thënë autoritetet më 6 janar.

Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri.

Ky institucion ka gjobitur gjigantin Google me gjobë prej 100 milionë eurosh edhe në dhjetor të vitit 2020.

“Komisioni ka vërtetuar se faqet facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk iu mundësojnë përdoruesve që të refuzojnë përdorimin e të dhënave të tyre, me aq lehtësi sa të pranojnë këtë kërkesë”, ka thënë trupi rregullativ./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia