Franca i bën homazhe Ukrainës në Ditën e Bastijës

Pushtimi rus ka zbuluar boshllëqe në aftësitë ushtarake të Francës e cila ka dërguar më pak ndihma se vendet e tjera perëndimore

Parada tradicionale ushtarake e Parisit për Ditën e Bastijës këtë herë i bëri homazh Ukrainës dhe të vrarëve që kanë humbur jetën si pasojë e pushtimit rus.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke mbërritur me një automjet të hapur, presidenti francez përshëndeti me dorë turmat që prisnin, ndërsa personeli ushtarak me kuaj dhe grupe marshimi, parakaluan në rrugën Champs-Elysees. 64 avionë ushtarëkë, 25 helikopterë, 200 kuaj dhe 181 automjete morën pjesë në këtë paradë madhështore.

“Parada shënohet dhe merr parasysh kontekstin strategjik. Ideja është të theksojmë solidaritetin strategjik me aleatët tanë”, tha një zyrtar në zyrën e Macron. Pothuajse pesë muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, parada në Champs-Elysees u hap me prezantimin e flamujve kombëtarë të nëntë vendeve aleate të ftuara, shumica prej tyre fqinjë të Ukrainës ose Rusisë: Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria.

Në kuadrin e konfliktit në Ukrainë dhe presioneve europiane, Macron ka njoftuar një buxhet të shtuar të mbrojtjes për vitet e ardhshme për të përshtatur mjetet me kërcënimet. Konflikti në Ukrainë ka zbuluar boshllëqe në aftësitë ushtarake të Francës, e cila, si disa vende të tjera perëndimore, ka dërguar më pak ndihma dhe pajisje në Ukrainë. Parisi përshpejtoi vendosjen e 500 trupave në Rumani dhe ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të rritur numrin nëse është e nevojshme.

Luftën në Ukrainë veçanërisht ka nxjerrë në pah mungesën e kapacitetit të Francës për të prodhuar shpejt sasi të mëdha municionesh. Parada e 14 Korrikut shënon përvjetorin e sulmit të 1789 nga rebelët në Bastijë, një ngjarje që çoi në fillimin e Revolucionit Francez. Në të gjithë Francën, do të ketë fishekzjarre gjigante pas natës, megjithëse disa qytete si Nimes në Francën jugperëndimore, e kanë anuluar ngjarjen për shkak të valës së të nxehtit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share