close
Top LajmeVendi

FRANCA MERR PRESIDENCËN E BE-së, BALLKANI PERËNDIMOR NDËR PRIORITETET

FRANCE

Franca nga sot në gjashtë muajt e ardhshëm do të kryesojë me Bashkimin Evropian.

Prioritetet e Francës ishin prezantuar para më pak se një muaj nga ana e Presidentit Emanuel Makron, në një press-konferencë në Pariz. Fjala “zgjerim” nuk ishte përmendur, por Presidenti Makron vendosi Ballkanin Perëndimor, bashkë me Afrikën, në prioritetet e tij.

“Nuk do të mund të ndërtojmë Evropë të paqës në 50 vitet e ardhshme nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor ashtu sic është sot” – deklaroi Makrton më 09 Dhjetor duke shtuar se në Qershor do të organizojë një Konferencë për Rajonin.

Duke prezantuar prioritetet Presidenti Macron bëri thirrje për një Evropë të fuqishme, sovrane dhe të bashkuar. Më mesin e propozimeve të Francës është që të rritet “sovraniteti strategjik” i bllokut, duke lejuar të veprojë me pavarësi më të madhe nga SHBA-të, kur kjo do t`i përgjigjet bllokut.

Franca në Prill do të mbajë zgjedhjet, që do të thotë se një pjesë e energjisë do të fokusohet në fushatën zgjedhore, kurse zgjerimi I BE-së është një temë mjaft e ndjeshme që mund t`u shërbejë rivalëve të Emanuel Makronit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia