close
Top LajmeVendi

FRANCA NDËRMJETËS I MUNDSHËM NË DIALOGUN SHKUP-SOFJE

siril-baumgartner-640×410

AMBASADORI BOMGARTNER THOTË – MË E RËNDËSISHME ËSHTË TË JEMI EFIKASË

Gjatë kryesimit francez me Bashkimin Evropian, nga 1 janari, nuk përjashtohet të ketë hap konkret nga Presidenti Emanuel Makron për lehtësimin e dialogur në mes Sofjes dhe Shkupit në  raport me bllokadën bullgare të rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut. Ambasadori francës në vend, Siril Bomgartner, në bisedë për 360 shkallë thotë se kjo nuk do të jetë hera e parë.

I pyetur nëse pas marrjes së kryesimit me BE-në, nga Viti i Ri, Franca do të mund të ndërmarrë hapa konkretë për lehtësimin e negociatave në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ambasadori francez në Shkup, Siril Bomgartner në një prononcim për “360 shkallë” ka konfirmuar këto hapa duke thënë se kjo nuk do të jetë hera e parë.

SIRIL BOMGARTNER, AMBASADOR I FRANCËS (360 shkallë)

“Po. Mund të pritet dhe kjo nuk do të jetë hera e parë, sepse për këtë çështje Presidenti i Republikës së Francës ka pasur raste të ndërmarrë iniciativa të caktuara që gjërat të lëvizin përpara. Për detajet do të jem diskret, sepse më e rëndësishme të jemi efikas, të kemi aktivitete për zhbllokim të procesit për fillimin e negociatave për anëtarësim.”

Ambasadori pranon se kërkesa franceze për metodologji të re ka krijuar gjendje të komplikuar në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipërinë fqinje, por e hedh poshtë faktin se kjo ka qenë veto nga Parisi për zgjerimin e BE-së me të dyja vendet, por nevojë për ndryshimin e përgjithshëm të procedurës./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia