close
Top LajmeVendi

FRANCA NUK DËSHIRON “PALË TË TRETË” NË KONTESTIN SHKUP – SOFJE

signal-2021-03-05-114423

BOMGARTNER: DËSHIROJMË TË JEMI TË DOBISHËM QË TË FILLOJNË NEGOCIATAT


Franca distancohet nga roli ndërmjetësues për zgjidhjen e kontestit bullgaro-maqedonas, duke pritur që dallimet dypalëshe t’i tejkalojën Sofja dhe Shkupi pa “palë të tretë”. Si vend kryesues me BE-në, Franca dëshiron fillim sa më të shpejtë të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me BE-në, por nuk rekomandon ndarjen e tyre. Ambasadori Siril Bomgartner konsideron se vizita e Kryeministrit bullgar Kiril Petkov është sinjal motivues për përparim të mundshëm.

Në Paris ka vullnet që Sofja dhe Shkupi t’i tejkalojnë dallimet e tyre historike dhe të tjera dhe të fillojnë negociatat aderuese te Maqedonisë së Veriut me BE-në, por vendi kryesues me BE-në nuk konsideron se duhet të ndërmjetësohet në negociata, sqaroi ambasadori francez Siril Bomgartner.

SIRIL BOMGARTNER, AMBASADOR I FRANCËS NË RMV

“Nuk ka nevojë për ndërmjetësim, në kushtet aktuale nuk ka nevojë për palë të tretë, sepse të dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje për vendosjen e dialogut. Gjëja e vetme që dëshirojmë është të jemi të dobishëm që të ketë rezultate për këtë temë të rëndësishme.”

Derisa Maqedonia e Veriut ka shpresë se deri në qershor është i mundur zhbllokimi dhe fillimi i negociatave aderuese, Franca për në fund të kryesimit me BE-në, në qershor planifikon konferencë për Ballkanin Perëndimor.

 

SIRIL BOMGARTNER, AMBASADOR I FRANCËS NË RMV

“Në atë kontekst do të duhet të sqarohen perspektivat evropiane për gjithë zonën, me angazhim më të madh të BE-së, që të mund të garantohet edhe prosperiteti, edhe stabiliteti i rajonit.”

Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, duke e vërejtur ndjeshmërinë e temës, shtoi.

DEJVID GIR, AMBASADOR I BE-së

“Të jeni të bindur se asgjë nuk ka ndryshuar. Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor dhe me Maqedoninë e Veriut mbeten në korniza për stabilizim dhe asocim dhe thirrjes për anëtarësim. Mbetemi në korniza të anëtarësimit.”

Ambasadori Bomgartner shtoi se Franca mbështet konkluzionin politik në BE se në rrethanat momentale nuk rekomandohet ndarje e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë, në raport me negociatat aderuese. Derisa pengesa që Shkupi ta nënshkruajë marrëveshjen për FRONTEX, për shpërndarjen e policisë kufitare evropiane, megjithatë nuk e pengon faktin për momentin të ketë zyrtarë policorë nga më shumë vende anëtare të cilët ndihmojnë që të parandalohet migrimi ilegal./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia