close
Bota

FRANCË: AKTIVIZOHET NIVELI MË I LARTË I LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT

040F5AD8-F2BA-4862-864A-F37A6926CEAD

Pas sulmit në Nicë të Francës, Kryeministri Zhan Kasteks, në fjalimin e tij në Parlamentin francez, ka shpallur “Sulm urgjent” në nivel të gjithë vendit, respektivisht nivelin më të lartë të planit akcional antiterrorist.

Brenda këtij niveli, qeverisë franceze I lejohet të mbyll rrugët dhe metrotë nëse vlerësohet e domosdoshme, të ndërpres mësimin dhe të miratojë rregulla rreth sjaber-sulmeve dhe fluturakeve pa pilot.

Plani aksional për luftë kundër terrorizmit, në gjuhën frënge I njohur si “vigipirate”, për herë të parë është miratuar në vitin 1978 dhe përbëhet nga 3 faza; “masat e kujdesit”, “rreziqet nga sulmet” dhe “sulmi urgjent”.

Niveli I sulmit urgjent, I miratuar në Dhjetor të vitit 2016 mund të aktivizohet gjatë kërcënimeve të sulmeve ose menjëherë pas sulmeve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia