close
Sport

FRANCE FOOTBALL NDAN ÇMIMIN “LOJTARI I SHEKULLIT”!

2B0AF40C-E57F-4164-BD21-6802EE14DCC3

ÇMIMI I MADH DO TË DHUROHET NGA GLOBE SOCCER AWARDS


France Football ka vendosur që këtë vit të mos ndaj Topin e Artë shkaku që pandemia me coronavirus ndërpreu futbollin nga muaji mars deri në atë qershor.

Mirëpo këtë  do të jetë një çmim edhe më i madh si ai i “Lojtari i Shekullit”, edhe pse kanë kaluar vetëm 20 vite nga ky shekull.

Vendimi që u mor është final dhe nuk ka kthim mbrapa, derisa Robert Lewandwoski cilësohej si favoriti për ta rrëmbyer çmimin më të madh individual.

Por, sulmuesi polak mund të kënaqet me atë se është në mesin e 28 futbollistëve të dominuar për çmimin e lojtarit të shekullit.

Çmimi i madh do të dhurohet nga Globe Soccer Awards, e organizuar nga Asociacioni Evropian i Agjentëve të Lojtarëve( EFAA), e në Twitter janë publikuar nominimet.  Ky  venim I France Football ndoshta  është pas  sa i pakuptimtë  meqë në fillim të shekullit të zgjidhet lojtari më mirë, në vend se të caktohej se kush ishte lojtari më i mirë i këtyre 20 viteve të fundit.

Globe Soccer Awards ka filluar të jap këtë çmim nga viti 2010, dhe në vitin 2012 e kishte shpallur Diego Maradonan si “Lojtari i Shekullit”. Në këto nominime nuk do të jenë vetëm lojtarët, pasi aty përfshihen edhe klubi i shekullit, trajneri i shekullit dhe agjenti i shekullit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia