close
Sport

“FRANCE FOOTBALL”: TOPI I ARTË, MESSI APO VAN DIJK?  

Topi arte mesi apo van dijk

Ronaldo do të jetë në Milano dhe jo në Paris


Këtë mbrëmje, në kryeqytetin francez do të caktohet çmimi më i lakmuar individual i botës në futboll. Lionel Messi, Virgil Van Dijk, Mohammed Salah apo Cristiano Ronaldo, cili do të jetë pasuesi i Luka Modricit? Janë katër emra, mes të cilëve do të zgjidhet fituesi i ri i Topit të Artë, ceremonia që organizohet nga “France Football” fillon në orën 20:05.

Sipas informacioneve nga media të ndryshme, Messi duhet të jetë ai, që do ta marrë këtë trofe për vitin 2019, duke vendosur rekord dhe lënë pas vetes portugezin e Juventusit.

Nga një renditje-test në internet, e publikuar nga “Corriere dello Sport”, e cila do të shihte CR7 vetëm në vendin e katërt, pas rivalit të tij të zakonshëm, por edhe pas dyshes të Liverpool-it, Virgil van Dijk e Mohamed Salah, kampionët europianë në fuqi.

Ronaldo sonte nuk do të jetë i pranishëm në Paris, por në Milano, kur do të vlerësohet si lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 në Serie A. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia