close
Bota

FRANCË: HYN NË FUQI ORA POLICORE

5D7EAEDC-E26E-4B03-88FD-1181D1D19991

Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet t’i afektojë 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën.

Përderisa ora policore ka marrë mbështetjen e publikut, zyrtarët në disa qytete franceze druajnë se masat kundër koronavirusit, do të kenë ndikim të madh në aspektin social dhe ekonomik të vendit.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë. Pronarët e restoranteve kanë kundërshtuar orën policore, duke thënë se kjo nuk ka kuptim, për shkak se tashmë autoritetet kanë vendosur rregulla strikte të distancës fizike./ REL / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia