Presidenti I Francës Emanuel Makron shpalli karantinë të re kombëtare në Francë, me qëllim që përhapja e COVID-19 të vehet nën kontroll. Kjo masë hyn në fuqi të Premten dhe do të zgjasë deri më 1 Dhjetor. Situata do të analizohet cdo 15 ditë dhe karantina do të lehtësohet atëherë kur shifrat ditore të rasteve të reja do të shënojë rënie në rrerh 5000.
“Francës I nevojitet ndalje brutale e epidemisë. Deri në mesin e Nëntorit, të gjitha shtretërit në repartet intensive mund të mbushen me pacientë. Masat e deritashme u treguan të pamjaftueshme, jemi të vërshuar nga vala e dytë, që do të jetë më I vështirë dhe më me fatalitet se e para” – ka thënë Macron duke ju drejtuar kombit.
Mbyllen të gjitha bizneset jo të rëndësishme, sikurse restoranet, baret por për dallim nga karantina tetëjavore e pranverës, shumica e shkollave do të jenë të hapura, derisa universitetet kthehen në mësim nga distanca.
“Franca duhet ta mbrojë ekonominë e saj, por strategjia e imunitetit mund të rezultojë me deri 400.000 viktima më shumë” – ka thënë Makron. /KlanMacedonia