close
Bota

Francë: Makroni në garë të ngushtë me Le Pen

3b6a5b8ec9a5469d5c6234aef5f0c752ea020694

GARË E NGUSHTË NË RRETHIN E DYTË MË 24 PRILL

Presidenti francez Emanuel Makron ka siguruar përparësi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të ditës së djeshme, por më 24 prill, kur francezët do të votojnë në rrethin e dytë mendohet se gara me Marin Le Pen, kandidaten e të djathtës ekstreme, do të jetë e ngushtë dhe e pasigurtë. Votuesit do të duhet të vendosin për njërin nga vizionet e tyre të ndryshme për Francën dhe për Evropën.

Me 28% të votave të fituara dje, në rrethin e parë të zgjedhjeve, Emanuel Makron i falenderoi votuesit për përparësinë ndaj Marin Le Pen, e cila fitoi rreth 24% të votave.

Emanuel Makron

“Ju faleminderit miqtë, bashkëqytetarët e mi, në Francë dhe jashtë saj.”

Në krahasim me zgjedhjet paraprake, në vitin 2017, kur Makron fitoi si presidenti më i ri i zgjedhur në Francë, duke arritur popullaritet të madh, pas vetëm një vit inga formimi i lëvizjes politike “La République En Marche” dhe duke e mposhtur lehtë Le Pen, tani, pesë vite më vonë, kundërshtarja e tij nga e djathta ekstreme sipas sondazheve ka mundësi reale që ta largojë nga Pallati Elise. Marin Le Pen dje arriti mbështetje më të lartë se kurdoqoftë më parë.

Le Pen

“Të gjithë shtetasit francezë, kudo që janë nëpër botë. Francezët e thanë atë që kishin për të thënë.”

Makron në mandatin e tij të parë luftoi me “ujëra të trazuara” në politikë me qëllim që t’i realizojë reformat e premtuara – liri më e madhe për kompanitë në vendimmarrje, punësime më të larta dhe ulje të tatimeve. Nga ana tjetër në Evropë ai shihet si zëvëndësues dinjitoz i kancelares gjermane Angela Merkel, mas marrjes së stafetës në Bashkimin Evropian. Sipas analistëve Marin Le Pen në mënyrë diskrete angazhohet për largim nga BE-ja, nga euroja madje edhe dalje nga NATO, duke luftuar haptazi kundër emigracionit në Francë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia