close
Bota

FRANCË: NIS GJYKIMI PËR SULMET TERRORISTE NË PARIS

5B8D8BE1-EE93-404E-855F-467526B554EB

MË 2015 U VRANË 130 E U PLAGOSËN QINDRA TË TJERË


Në Francë ka filluar procesi gjyqësor kundër 20 burrave të akuzuar për sulmet e grupit Shteti Islamik në Paris në vitin 2015, që lanë pas 130 të vrarë dhe qindra të plagosur. Ky vlerësohet se do të jetë gjykimi më i madh në historinë e Francës.

Dhjetë persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës goditën brenda pak minutash, në mbrëmjen e 13 nëntorit, para gjashtë vjetësh, stadiumin kombëtar të futbollit në Francë, sallën e koncerteve Bataclan dhe restorantet dhe kafenetë e Parisit më 13 nëntor të vitit 2015. Kjo ishte mizoria më e keqe që i ka ndodhur Francës që nga Lufta e Dytë Borërore. Të mbijetuarit e sulmeve si dhe familjarët e të vrarëve pritet të jenë të pranishëm në dhomat e gjykatës që janë projektuar për t’u bërë vend 1.800 paditësve dhe 330 juristëve.

I mbijetuari i vetëm i celulës ekstremiste nga ajo natë, Salah Abdeslam, është i pandehuri kryesor. Ai është i vetmi i akuzuar për vrasje. Krahas tij,  nëntëmbëdhjetë nga të dyshuarit e tjerë, gjashtë prej të cilëve do të gjykohen në mungesë, prej të cilëve pesë besohet se kanë vdekur, akuzohen se kanë ndihmuar  sigurimin e armëve dhe makinave ose kanë pasur role në organizimin e sulmeve. Radio Evropa e Lirë thotë se aktpadia kundër tyre arrin në njëmilion faqe në 542 vëllime dhe të gjitha dokumentet bashkë arrijnë një lartësi prej 53 metrash. Dymbëdhjetë nga të dyshuarit përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Procesi parashikohet të zgjasë 145 ditë dhe të mbyllet në fund të majit të vitit të ardhshëm. Procesi gjyqësor nuk do të transmetohet për publikun, por do të regjistrohet me qëllim të ruajtjes në arkiv. Kamerat e mediave mund të xhirojnë vetëm jashtë dhomës së gjykatës./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia