close
Bota

FRANCË: S’KA LËVIZJE PA DËSHMI PËR VAKSINIM

360827C3-7BB1-443E-8981-F54100EC54C8

MËSE GJYSMA E POPULLSISË- E VAKSINUAR


Në Francë nga kjo e hënë aktivitetet e përditshme, si hyrjet nëpër restorante apo udhëtimet me tren, do t’ju lejohen vetëm atyre të cilët posedojnë dëshmi se janë vaksinuar, kanë tejkaluar virusin COVID-19 ose posedojnë prova se janë negativë nga koronavirusi. Në fakt, nga sort hyjnë në fuqi masat e debatueshme të autoriteteve franceze që u pasuan me protesta masive anembanë vendi.

Dipozitat e rrepta, përfshirë dhe vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë deri më 15 shtator do të jenë në fuqi deri në mesin e nëntorit dhe kanë të bëjnë me të gjithë personat e moshës madhore. Të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe do të duhet të posedojnë këtë dëshmi nga 30 shtatori. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se restorantet, autobusët e linjave ndërurbane, aeroplanët, panairet dhe institucionet e shëndetësisë, janë disa nga mjediset ku duhet të tregohet leja  dixhitale e shëndetësisë e cila që nga mesi i majit kërkohet për të hyrë në kinema, muze ose në ndonjë eveniment të madh. Masat shtrënguese, fundjavën që jamë pas bënë që të protestojnë mbi 200 mijë francezë. Protestat janë mbajtur gjatë çdo uikendi prej se presidenti Emmanuel Macron paraljmëroi shtrëngime të masave për t’ia ndalur turrin rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi. Bëhet e ditur se nga 67 milion banorë të Francës, rreth 63 për qind prej tyre kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, ndërkohë që mëse gjysma e banorëve është vaksinuar tërësisht./Klan Macedonia/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia