close
Bota

FRANCË: ZJARRET KËRCËNOJNË MARSEJËN

90746376_034558960

Zjarret në jug të Francës po kërcënojnë qytetin e Marsejës, duke djegur shtëpi, ku qindra banorë janë detyruar të evakuohen. Më shumë se 1 500 zjarrfikës janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin, i cili është përhapur nëpër shkurre të qytetit. Bëhet e ditur se janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e zjarrit në lagjet veriore.

Zjarre gjithashtu ka pasur edhe në Portugali dhe në ishullin portugez të Madeirës. Tre persona kanë mbetur të vdekur në ishull, gjersa ishin në pushime, ndërsa më shumë se një mijë të tjerë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia