close
Vendi

FRANKFURT: FILAN M. – ISHA NAIV, KISHA FËMIJËRI TË LUMTUR

filan-mitrev

Në Frankfurt të Gjermanisë ka filluar procesi gjyqësor ku I akuzuar për terrorizëm është edhe shtetasi gjerman F.M, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Në këtë mënyrë kanë raportuar mediat gjermane për këtë rast ku në Nëntor të vitit të kaluar ishin arrestuar tre të rinj. Lajmi për këtë aksion të policisë gjermane atë kohë ishte transmetuar edhe në mediat e vendit, por nuk ka shkaktuar aq vëmendje në opinion. Tani, nëntë muaj më vonë, ky lajm merr një dimension tjetër prej se mediat gjermane kanë publikuar se organizatori I sulmit që duhej të ndodhte në Frankfurt, Filan Mitrev, rrjedh nga prindër të njohur kurse babai I tij është pronari I një klinike private për kardiokirurgji në Maqedoninë e Veriut.

Seanca e parë gjyqësore në rastin ku është I akuzuar 25 vjecari Filan Mitrev në detaje e ka ndjekur gazeta “Frankurter Rundshau” shkruan Dojche Vele në gjuhën maqedone. Në Nëntor të vitit 2019 F.M ishte arrestuar nga policia gjermane së bashku me dy të dyshuar të tjerë me origjinë turke të moshës 21 dhe 22 vjece, nën dyshimin se kanë përgatitur sulm terrorist. Bashkëpunëtorët e tij potencial më vonë ishin liruar për shkak të mungesës së dëshmive, por Filan M. ishte akuzuar dhe përballet me burgim shumëvjecar. Prokuroria e ngarkon se ka planifikuar sulm vetëvrasës ndaj një restorani në Zaksenhausen afër Frankfurtit.

Gazeta “Frankfurter Rundshau” thotë se Filan M. në fakt rrjedh nga një familje e pasur. Babai I tij është pronar I një klinike dhe se në fëmijëri asgjë nuk I ka munguar, por në moshën 13-vjecare, ka filluar të konsumojë marijuanë dhe prej këtu nisin problemet.

Zhan Mitrev pronari I klinikës së mirënjohur private “Filipi I Dytë” në një prononcim për portalin A1on është distancuar nga Filan M. duke thënë se ai nuk është I biri I tij. “Nuk kam asgjë me këtë. Cdo 25 vjecar është përgjegjës për veprimet e tij” – ka thënë Mitrev.

Ndryshe, sic njoftojnë mediat, Filan M. jeton në Gjermani bashkë me motrën dhe bashkëshorten e Dr.Mitrevit nga martesa e parë. Ai para disa vitesh ka kaluar në islam, kurse media gjermane e përshkruan si isamist radikal pjesëtar I salafistëve – xhihadistëve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia